Kadaj-Bujupi: Kosova po bëhet me ushtri!
13 shtator 2018
| 12:07
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se sot duhet t’i falemi dëshmorëve të UÇK-së që ëndërruan këtë ditë.
“Qeveria e Kosovës sot ka miratuar 3 ligjet e propozuara nga kryeministri, Ramush Haradinaj, që e shndërrojnë FSK-në në ushtri dhe Ministrinë e FSK-së në Ministri të Mbrojtjes. Sot duhet t’i falemi dëshmorëve të UÇK-së që ëndërruan këtë ditë”, ka shkruar deputetja Kadaj-Bujupi.
/Epoka e re/