Kadaj-Bujupi: Në këtë kohë është dashur të ketë qeveri me bazë të gjerë të partive shqiptare

08 qershor 2020 | 22:08

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka mohuar se ka pasur ambicie për poste ministrore.

Kadaj-Bujupi ka thënë se pavarësisht votës ndryshe nga partia do të vazhdojë të qëndrojë në AAK.

Ajo thotë se megjithatë mos uniteti i koalicionit që u manifestua në ditën e dytë të kësaj qeverie përbën problem.

Deputetja e AAK-së thotë se nuk ka pasur ambicie për të qenë pjesë e kabinetit qeveritar dhe sipas saj duhet guxim i jashtëzakonshëm të bëhesh pjesë e ekzekutivit në këto kohë të vështira për Kosovën.

“Nuk kam dashur e as nuk më kanë lutur të jem pjesë e kabinetit qeveritarë. Më është bërë qejfi që është emëruar ministre Meliza Haradinaj pasi partia ka pasur mungesë të grave në qeverisje”, tha ajo në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në “RTV Dukagjini”.

Kadaj Bujupi ka shprehur edhe qëndrimet e saj se çfarë qeverie i duhej Kosovës në këtë kohë. “Palët është dashur të tejkalojnë vetën dhe të formojnë një qeveri të spektrit të gjerë e sidomos kur kemi të bëjmë me përballjen me Serbinë. Alternativa do të ishte që të kemi një qeveri me bazë të gjerë të spektrit shqiptarë e të mos jetë e varur nga Lista Serbe”.

Kadaj-Bujupi thotë se kalimi i saj i dikurshëm në Vetëvendosje ishte gabim pasi sipas saj kjo parti u largua nga parimet e veta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka zhvilluar një takim me…