Kadaj-Bujupi: Po merr fund vonesa e padrejtë ndaj Kosovës
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi, ka uruar qytetarët e Kosovës për dhënien e rekomandimit për heqjen e vizave.
Ajo ka thënë se nga sot Kosova po përafrohet me Bashkimin Evropian dhe se qytetarëve të Kosovës po i njihet e drejta themelore për liri të lëvizjes.
“Sot, më në fund, qytetarëve të Kosovës po i njihet e drejta themelore për liri të lëvizjes. Sot, Kosova, konkretisht po përafrohet me Bashkimin Evropian. Sot, po merr fund vonesa e padrejtë ndaj Kosovës, e cila e vetmja në rajon pati si kusht edhe demarkacion të kufirit për liberalizimin e vizave.
Sot po vërtetohet se rezistenca ndaj kushtëzimeve të padrejta dhe marrëveshjeve të gabuara ishte e drejtë dhe e duhur. Me liri të lëvizjes në shtetet e Bashkimit Evropian dhe me mundësi përmirësimi të marrëveshjes së demarkacionit.
Urime!”, ka shkruar Kadaj-Bujupi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/