Kadaj-Bujupi propozon krijimin e një hapësire për punimet artizanale të grave të dhunuara
Me kërkesë të deputetes nga AAK-ja, Donika Kadaj-Bujupi, Kuvendi ka futur në rend dite rezolutën e propozuar nga ajo që të krijohet këndi i kurajos që përfshinë punime artizanale të grave të dhunuara gjatë luftës.
“Në rend dite tani ta fusim një propozim rezolutë për krijimin e këndit të kurajos. Gjatë luftës kanë ndodhur rreth 20 mijë raste të përdhunimit në Kosovë ku përfshihen edhe burra. Ato vazhdojnë të vuajnë në heshtje. Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi të mbështesin një hapësirë brenda institucioneve ku pasqyrohen punimet e viktimave të dhunës seksuale. Këto punime dore do mundësohen nga qendra të ndryshme. Hapësira e dedikuar për ekspozimin e punimeve artizanale të quhet këndi i kurajos. Të jenë në tri hapësira institucionet që të ardhurat të ndihmojnë ekonominë e këtyre familjarëve. Kjo rezolutë të hyjë në fuqi sot”, ka thënë Kadaj-Bujupi, raporton “EO”.