Kadaj-Bujupi: Qeveria Haradinaj po merr vendime të mëdha
Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se pozita dhe opozita duhet të jenë unike në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Ajo në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se deputetët e të gjitha partive duhet t’i jepin përkrahje ekipit negociator që Qeveria ka formuar.
Kadaj-Bujupi ka folur edhe për kthimin e saj në AAK.
Ajo ka treguar se pati dy mundësi; ose të ndëpres aktivitetin e saj politik ose të kthehet në AAK. “Unë zgjedha këtë të dytën”, ka thënë ajo.
Deputetja Kadaj-Bujupi ka folur edhe për qëndrimet e saja politike sa ishte në Lëvizjen Vetëndosje, për deklaratat për demarkacionin me Malin e Zi.
Ajo ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj arriti ta bëjë pjesë të kësaj marrëveshje raportin e Shpetim Bulliqit.
Kadaj-Bujupi ka thënë se do të ndodh korrigjimi i kufirit me Malin e Zi.
“Mali Zi ka një vullnet të jashtëzakonshëm që kjo çështje të mbyllet, duke ruajtur fqinjësinë e mirë”, ka deklaruar ajo.
Kadaj-Bujupi ka folur edhe për Qeverinë e drejtuar nga lideri i saj, Ramush Haradinaj.
Ajo ka thënë se kjo Qeveri po merr vendime të mëdha.
“Janë disa çështje që kanë qenë peng dhe që po mbyllen nga kjo Qeveri”, ka deklaruar deputetja Kadaj-Bujupi.