Kadaj-Bujupi: Qeveria ka ra, të caktohet data e zgjedhjeve!

13 nëntor 2020 | 08:34

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se do ta votonte mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Hoti, edhe pse partia e saj është pjesë e qeverisë.

“Ju e dini që unë kam qenë kundër formimit të kësaj qeverie dhe nuk e kam votuar në Kuvend. Gjithashtu, duke parë punën e qeverisë, unë nuk jam e zhgënjyer që nuk e kam votuar. Do ta votoja edhe mocionin e mosbesimit ndaj kësaj qeverie”, është shprehur Kadaj Bujupi në T7.

Ajo, gjithashtu, tha se qeveria e ka sjellë vendin në këtë gjendje pasi nuk merr pjesë as në mbledhjet e Kuvendit. Po ashtu, ajo tha se data e zgjedhjeve duhet të caktohet qysh nesër.

“Qeveria ka ra, sepse një qeveri që nuk mundet me i mbledh as deputetët e vet, ajo veçse ka ra. Qeveria e cila nuk merr pjesë as në Kuvend e ka sjellë vendin në këtë gjendje. Mendoj se qysh nesër duhet të caktohet data e zgjedhjeve, sepse ekziston një shpërfillje ndaj situatës, nuk ka interes as një ligj i thjeshtë me u votu për me i ndihmu qytetarët. Ministrat nuk i kemi për foto por të punojnë për interesa të qytetarëve”, deklaroi Kadaj Bujupi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vaksina kundër virusit “Korona”, e përgatitur nga kompania amerikane “Fejzer”…