Kadaj-Bujupi: Shkuarja në zgjedhje e kthen ushtrinë në zero
22 nëntor 2018
| 12:20
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi, gjatë fjalës së saj në seancën e Kuvendit, ku po mbahet debati për politikën e jashtme, ka kundërshtuar deklaratat e opozitës që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
Ajo ka thënë se me shkuarjen në zgjedhje nuk do të mund të bëhej ushtria, për të cilën Kuvendi në lexim të parë ka votuar Projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri.
“Shkuarja në zgjedhje e kthen ushtrinë në zero”, ka thënë Kadaj-Bujupi.
/Epoka e re/