Kadaj-Bujupi: Sylejman Selimi nuk është kriminel lufte

07 shkurt 2019 | 12:29

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, nuk është kriminel lufte.

Ky reagim i deputetes së AAK-së ka ardhur pas deklaratës së ambasadorit amerikan, Phlip Kosnett, i cili ka thënë se të dënuarit për krime lufte nuk duhet të kenë vend në institucione.

“Komandant Sylejman Selimi nuk është kriminel lufte. Ai është shëmbëlltyra e një rezistence 100 vjeçare. Me armë të gjata mbi krye dhe në një proces kontrovers u gjykua nga EULEX-i. Sipas fjalëve të disa dëshmitarëve që as fshatrat e tyre nuk i njihnin, ai u dënua me 14 vjet. Praktikat e gjykimeve të tilla kanë treguar se sistemet juridike shterpe kanë nevojë për gjak të freskët. Komandant Selimi nuk mund të jetë kurbani i një thertoreje të panevojshme”, ka shkruar Kadaj-Bujupi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Para disa javësh Sylejman Selimi është liruar nga burgu, ku me pas kryeministri Haradinaj e ka emëruar këshilltar të tij.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10156002745581884&set=a.10151276020756884&type=3&theater

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para objektit të stacionit të Policisë së Kosovës në Prishtinë,…