Kadare vjen te lexuesi me “Kur sunduesit grinden”
16 nëntor 2018
| 12:10
“Kur sunduesit grinden” është libri më i ri i shkrimtarit Ismail Kadare i cili sot ka dalë në librari nga Onufri.
Shkrimtari do të jetë vetë i pranishëm në Panairin e 21 të librit sot për të nënshkruar autografe për lexuesin.
Libri është një ese e gjatë rreth misterit të telefonimit Pastërnak-Stalin.
Biseda e menduar që është realizuar në vitin 1934 ka qënë gjithnjë e rrethuar me mister. Pritet që ky libër të jetë ndër më të shiturit e Panairit.