Kadetët e FSK-së motivohen gjatë stërvitjeve me këngën ‘Besa-besë’
08 dhjetor 2021
| 13:54
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka publikuar video gjatë stërvitjes së kadetëve të patrullës “Triumfi Dardan”, të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në këtë video dëgjohet edhe kënga “Besa-besë”, këngë kjo e përdorur për motivim më së shumti nga Klubi i tifozëve të Prishtinës, “Plisat”.
“Patrulla “Triumfi Dardan” – sfidë krenarie për kadetët tanë”, ka shkruar Mehaj.
Për ta parë videon klikoni: KËTU