Kadetët e FSK-së përfunduan me sukses ushtrimin ndërkombëtar “Kampi Veror 2019”
Me stërvitjen taktike në poligonin ushtarak në Krivollak të Maqedonisë së Veriut, kadetët e akademive ushtarake të 12 shteteve pjesëmarrës përfunduan me sukses ushtrimin fushor “Kampi Veror 2019”.
Në këtë ushtrim krahas kadetëve të ShBA-ve, Shqipërisë, Gjermanisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Republikës Çeke, Bullgarisë, Kroacisë, Malit të Zi, Norvegjisë, Maqedonisë së Veriut morën pjesë edhe kadetët e FSK-së, të cilët demonstruan me sukses aftësitë e tyre profesionale si dhe nivelin e gatishmërisë të fituara gjatë studimeve në QSU.
Ditën kryesore të ushtrimit fushor “Kampi Veror 2019” ushtrimin e përcolli nga afër gjeneral brigade Irfete Spahiu, komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, si dhe oficerë të lartët të Qendrës së Studimeve Universitare të FSK-së.
/Epoka e re/