![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/fsk.jpg)
Kadetët e FSK-së sfidohen në stërvitjen fushore “Putra e Ujkut”
01 nëntor 2022
| 11:03
Kadetët e vitit të parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë duke u sfiduar në stërvitjen fushore “Putra e Ujkut”.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se gjatë kësaj stërvitje, Klasa 2026 demonstruan shkathtësitë në lidership personal dhe mësuan veprimet taktike si grup.
“Operimi në terren i sfidoi edhe në realizimin e higjienës fushore, administrimin e pajisjeve fushore si dhe identifikimin pozicioneve luftuese taktike”, ka shkruar Mehaj në “Facebook”.