Kadetët e FSK-së tregojnë sukses të lartë në operacionet urbane sulmuese dhe mbrojtëse

10 prill 2022 | 11:00

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se kadetët e FSK-së, në kuadër të planprogramit akademik, pas pjesës teorike, ekzekutojnë taktikat, teknikat dhe procedurat (TTP) në operacionet urbane sulmuese dhe mbrojtëse, në mjedis kompleks urban.

“Me sukses të lartë i realizuan TTP-të në kuadër të forcave të kombinuara në spektrin e plotë të operacionit duke përdorur konstruktin standard të operacioneve urbane: kuptim, formësim, angazhim, konsolidim dhe tranzicion. Vazhdojmë tutje drejtë sukseseve të radhës”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se siguria në Evropë dhe…