Kadeti i FSK-së diplomon në akademinë e forcave ajrore amerikane, në ceremoni merr pjesë edhe Kamala Harris
31 maj 2024
| 12:39
Kadeti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Alban Bytyçi, ka diplomuar në akademinë e forcave ajrore amerikane që njihen si “US Air Force Acadamey”.
Në njoftimin e FSK-së është thënë se kadeti Bytyçi, ka diplomuar pas katër vitesh studimi rigoroz dhe sfidues, ku në ceremoninë e diplomimit ka marrë pjesë edhe zëvendëspresidentja e ShBA-së, Kamala Harris.
“Në ceremoninë e diplomimit përveç familjarëve dhe mysafirëve të shumtë i pranishëm si mysafir nderi ishte zëvendës presidentja e ShBA-së, Kamala Harris, e cila i përgëzoi dhe uroi të sapo diplomuarit”, ka njoftuar FSK-ja.
Më tutje është bërë me dije se Bytyçi do t’i bashkohet sërish FSK-së, ku do të sjellë eksperienca të reja të cilat i ka fituar gjatë katër viteve të studimit.