Kadidati për deputet i AAK-së, Ukë Osaj, viziton kompaninë ‘Labtex’
04 shkurt 2021
| 22:50
Kandidati për deputet i AAK-së, Ukë Osaj, të enjten ka vizituar kompaninë “Labtex” ku është njoftuar me veprimtarinë e kësaj kompanie.
Osaj me pronarin e kompanisë biseduan rreth sfidave të të bërit biznes.
“Mora përkrahjen e tyre dhe u premtova së do të jem zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës” , ka shkruar në llogarinë e vet në “Facbook” Ukë Osaj, kandidat i AAK-së për deputet, i cili mban numrin 68.