KADRI HALIMI: RAMIZ CERNICA PESË (5) HERË KA QENË I BURGOSUR

23 gusht 2023 | 00:15


Ismet Sylejmani

Herën e parë ka qenë i burgosur nga pushteti i Karagjorgjeviqve, për shkak të kundërshtimit nga ana e Tij, të Reformës famkeqe agrare, atëherë kur ju merreshin tokat e punueshme shqiptarëve!

Dy herë është burgosur pas përfundimit të LNÇ-së, por pas intervenimit të Rifat Berishës e të Fadil Hoxhës, për pak ditë është liruar nga burgu!
Është folur se lirimin e Tij, si njeri me autoritet të madh në popull, e kishte kërkuar edhe Milladin Popoviqi!

Herën e katërt është burgosur pas fjalimit të Tij historik në Kuvendin e Kosovës në Prizren më 8,9 dhe 10 Korrik 1945, dhe është denuar me 20 vjet burg!

Herën e pestë është burgosur në vitin 1961 dhe është denuar me 18 muaj burg!

Informacione dhe pjesë nga fjalimi i personalitetit të shquar të kombit tonë, patriotit e atdhetarit të madh Kadri Halimi, mbajtur më 9 Maj 1993, në fsh. Cernicë, në Akademinë Politike, kushtuar Tribunit të Kombit Ramiz Cernica!

Prishtinë, 18 Gusht 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Joe Biden ka vizituar Hawaii-n pas shqyrtimit të përgjigjes…