Kadri Kastrati ftohet nga Specialja për intervistim

17 tetor 2019 | 17:11

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Kadri Kastrati, ka treguar se është ftuar për intervisitm nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se intervistimi do të ndodh në javën e parë të muajit nëntor, duke shtuar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe do të mbetet si e tillë.

Postimi i plotë i Kastratit:

Të nderuar bashkëluftëtar, miq dhe familjar,

Për hir të informimit të drejtë, ju njoftoj se, kam pranuar ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ky intervistim do të bëhet në javën e parë të muajit nëntor/2019.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e Shenjët dhe do mbetet e tillë.

Edhe në ketë rast do të dalim faqebardhë !

Zoti e bekoftë Kosovën!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe…