Kadri Veseli dhe Uran Ismaili vizitojnë sot spitalin e Prizrenit
07 shkurt 2019
| 09:09
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot do të zhvillojë vizitë në spitalin e Prizrenit.
Veseli i cili njëherit është dhe kreu i Partisë Demokratike, gjatë kësaj vizite do të shoqërohet edhe nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Kjo vizitë e tyre në spitalin e Prizrenit realizohet vetëm disa ditë pasi në media qarkulluan raporte se njëri nga kirurgët keqtrajtojë një paciente e cila kishte shkuar aty për të kërkuar ndihmë pas disa problemeve shëndetësore.