Kadri Veseli, fëmijëve të dëshmorëve: Ju bartni mesazhin e sakrificës për Kosovën
Në Drenas, bijtë e bijat e dëshmorëve, kanë mbajtur një takim solemn, ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit dhe PDK-së, Kadri Veseli, Kryetari i Skënderajt Bekim Jashari dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe me këtë rast, themeluan organizatën e Fëmijëve të Dëshmorëve të Republikës së Kosovës, “Atdheu”.
Kryetari Veseli theksoi se “fëmijët e dëshmorëve janë kategoria më e veçantë e shoqërisë sonë. Në jetën e tyre ata bartin mesazhin e sakrificës së prindërve të tyre për lirinë e Kosovës”.
Këtu është postimi i plotë i Kadri Veselit në rrjetin social:
“Fëmijët e dëshmorëve janë kategoria më e veçantë e shoqërisë sonë. Në jetën e tyre ata bartin mesazhin e sakrificës së prindërve të tyre për lirinë e Kosovës. Njëkohësisht mesazhin e kujdesit të vazhdueshëm që duhet të kemi për vlerat e krenarisë sonë kombëtare, UÇK. Sot ju jeni maturuar, jeni në moshën kur Kosova pret nga ju të vazhdoni rrugën e prindërve tuaj, amanetin e tyre për një Kosovë të lirë, të zhvilluar dhe me perspektivë të sigurt për të gjithë qytetarët e saj, në veçanti të rinjtë.”