Kadri Veseli: Më 14 dhjetor do ta kemi Ushtrinë e Kosovës
03 dhjetor 2018
| 15:43
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka treguar se më 14 dhjetor Kosova edhe zyrtarisht do ta këtë ushtrinë e saj.
Në profilin e vet në “Facebook”, Veseli ka shkruar se kështu ka vendosur sot Kryesia e Kuvendit, ku seanca për votimin e ushtrisë do të mbahet më këtë datë, 14 dhjetor.
“Më 14 dhjetor 2018 do ta kemi zyrtarisht Ushtrinë e Kosovës. Kjo është data kur në Kuvendin e Kosovës do t’i votojmë Projektligjet që e transformojnë FSK-në në Ushtri. Na priftë e mbara dhe urime të gjithëve”, ka shkruar Veseli.
/Epoka e re/