Kadri Veseli nderon Vaclav Havelin
Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës së tij në Çeki, ka vizituar edhe varrin e ish-presidentit çek, Vaclav Havel, me ç’rast ka vendosur edhe lule pranë varrit të tij. Veseli këtë njoftim e ka bërë përmes rrjetit social “Facebook”.
Postimi i plotë i tij:
Gjatë vizitës në Çeki, shkova për të bërë homazhe e për të vendosur një tufë lule tek varri i ish presidentit Vaclav Havel. Ai ka qenë një ndër mbrojtësit më të zëshëm në botë të Kosovës, duke iu gjetur pranë popullit tonë në momentet më të vështira. Po ashtu, ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të ndërhyrjes së NATO-s si dhe i pari lider shtetëror që ka vizituar Kosovën e sapoçliruar.
Mbarë bota demokratike, e njeh Havelin, si një disident politik dhe intelektual të jashtëzakonshëm, që ka luajtur një rol kyç në rrëzimin e komunizmit dhe në demokratizimin e bllokut lindor. Kosova kurrë nuk do ti harroj miqtë si Haveli!