Kadri Veseli niset për në Hagë
11 janar 2022
| 14:55
Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli është nisur për në Hagë të Holandës, pas një vizite të shkurtër te familja e tij në Mitrovicë, si dhe te varri i nënës së tij, e cila ka ndërruar jetë të premten.
Një ekip i “T7” e ka përcjellë nga afër momentin e nisjes së Veselit për në aeroport nga objekti i misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX.
Veseli të hënën vizitoi fillimisht familjen e tij në Mitrovicë, ku para derës së shtëpisë po e priste bashkëshortja dhe fëmijët.
Muaj më parë, Veselit iu dha një leje e njëjtë për të ardhur në Kosovë nga paraburgimi i Gjykatës Speciale në Hagë, për shkak të vdekjes së babait.