Kadri Veseli: Nuk kam ftesë nga Specialja dhe nuk jam duke shkuar në Hagë

03 maj 2019 | 18:45

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka demantuar lajmin se ka marrë ftesë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

“Nuk kam ftesë dhe nuk jam duke shkuar në Hagë, as për vizitë dhe as për Gjykatën Speciale. Nuk është e vërtetë që kam ftesë për ndonjë intervistë. Po të kisha do ta bëja njoftimin publik. Nuk është marre, as kiamet. Më vjen keq në qoftë se dikush është shqetësuar për këtë lajm, por më vjen keq edhe për ata që i janë gëzuar këtij lajmi. E kam thënë edhe më parë se askush nuk më frikëson. Vetëm kombi im mund të më gjunjëzojë apo përkrahë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Juventusit i ka bërë Interit ofertë zyrtare për…