Kadri Veseli padit grupin e fajdexhinjve që ia keqpërdorën emrin
Kryetari i Partisë Demokratike njëherësh kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë kallëzim penal ndaj një grupi të personave që kanë keqpërdorur emrin e tij.
Ai është zotuar se do t’i shkoj deri në fund qartësimit të këtij rasti dhe sjelljes para përgjegjësisë penale për të gjithë të përfshirët, ata që e kanë bërë krimin dhe ata që e kanë fshehur krimin për gjashtë vjet.
“Sot kam deponuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, për shkak të keqpërdorimit të emrit tim nga një grup kriminal. Unë do t’i shkoj deri në fund qartësimit të këtij rasti dhe sjelljes para përgjegjësisë penale për të gjithë të përfshirët, ata që e kanë bërë krimin dhe ata që e kanë fshehur krimin për gjashtë vjet”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/