Kadri Veseli po mbahet në EULEX, nga aty qarkullon nën përcjellje (Video)
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, po qëndron në Kosovë, pasi është liruar për vizitë nga Gjykata e Hagës ku po mbahet në paraburgim si i dyshuar për krime të luftës.
Arsyeja e vizitës së Veselit është gjendja jo e mirë shëndetësore e babait të tij, i cili ndodhet për trajtim në spitalin e Mitrovicës.
Ai ka vizituar spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, dhe po ruhet nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e EULEX-it.
Në pamjet e siguruara nga “Klan Kosova”, Veseli nën përcjelljen e EULEX-it është parë duke dalë nga aty për të qarkulluar tutje dhe që destinacion mund të jetë Mitrovica, për vizitë te babai, që është edhe arsyeja e ardhjes së tij në Kosovë.
Ende nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë ai në Kosovë.