Kadri Veseli pret në takim drejtuesit e FFK-së

01 nëntor 2018 | 16:38

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka marr përkrahjen e plotë nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Veseli ka pritur në një takim të enjten drejtuesit e FFK-së në krye me kryetarin Agim Ademi, sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu dhe ndihmëstrajnerin e Përfaqësues A, Muharrem Sahiti. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli e ka përgëzuar kryetarin Ademi dhe FFK-në për punën e palodhshme që po bëjnë duke thënë se institucionet e Republikë së Kosovës do të jenë në mbështetjen e tyre. Ai i ka inkurajuar drejtuesit e FFK-së që të marrin nën përkujdesje stadiumin “Fadil Vokrri” dhe atë olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Fotografia e Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova

Në anën tjetër kryetari Ademi e falënderoi kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin për mbështetjen e madhe, kurse e njoftoi edhe për zhvillimin e futbollit, për ecurinë e ekipeve përfaqësuese në arenën ndërkombëtare dhe përmirësimin e gjendjes në infrastrukturë.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Republikës së Kosovës, në kuadër të aktivitetit “Ditët…