
Kadri Veseli sot feston ditëlindjen
31 maj 2023
| 09:57
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, sot feston ditëlindjen.
Ai i ka mbushur 56 vjet.
Në familjen Veseli sot është festë e dyfishtë pasi që edhe vajza e tij Rrita sot feston ditëlindjen.
Veseli ka lindur më 31 maj të vitit 1967, në fshatin Broboniq të Mitrovicës.
Ai e ka udhëhequr edhe shef i Shërbimit Informativ të Kosovës.
Veseli ka qenë në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ish-kreu i Kuvendit aktualisht gjendet në paraburgim në Hagë bashkë me çlirimtarët tjerë të akuzuar nga Dhomat e Specializuara.