Kadri Veseli takohet në Shkup me homologun e tij Talat Xhaferin
24 mars 2019
| 16:31
Në 20-vjetorin e fillimit të sulmeve ushtarake të NATO-s mbi Serbi, sot kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka qëndruar në Maqedoninë e Veriut ku është takuar në Shkup homologun e tij Talat Xhaferi.
“Shteti ynë fqinj ka dhënë kontribut të çmuar duke hapur rrugët e bashkëpunimit për forcat e NATO-s të cilat nga aty janë futur në Kosovë për tu dalë në ndihmë qytetarëve tanë. Po ashtu, mirënjohje për bashkëkombësit tanë në Maqedoninë e Veriut për strehimin dhe ndihmat që kanë dhënë për qytetarët e Kosovës të dëbuar dhunshëm nga forcat serbe. Ne nuk do ta harrojmë asnjëherë ndihmën e miqve tanë anembanë botës në kohën e luftës. Ju jemi mirënjohës përjetë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/