Kadri Veselit s’iu dha leja për varrimin e babait, si shkon procedura për lirimin e përkohshëm nga Specialja?

08 korrik 2021 | 21:14

Dje Fazli Veseli, babai i Kadri Veselit, u varros në Mitrovicë. Por ish-kryetari i Kuvendit e PDK-së nuk ishte prezent në lamtumirën e fundit të të atit pasiqë po mbahet i paraburgosur në Hagë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. E ligjiërisht të pandehurve u është njohur e drejta për të kërkuar leje për lirim të përkohshëm.

Në përgjigjen e tyre për Gazetën Online “Reporteri.net”, Dhomat e Specializuara treguan se korniza ligjore u lejon të paraburgosurëve të kërkojnë lirimin e përkohshëm me kusht që kërkesa e tyre të ketë bazë humanitare.

“Kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara të Kosovës u lejon personave të ndaluar të bëjnë kërkesa tek paneli kompetent (gjykatës(it)) kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli vendosë për kërkesa të tilla. Çdo kërkesë/parashtresë përfshirë kërkesat bërë nga mbrojtja dhe vendimet nga një panel publikohen në webfaqen e DHSK-së”, thuhet në përgjigjen e Speciales.

Ndërkaq avokati Artan Çerkini thotë se për ditët se sa i lejohet të qëndrojë në Kosovë vendos gjykata specifikisht për çdo rast.

“Një të paraburgosuri i aprovohet kërkesa për lirim të përkohshëm nëse këtë e arsyetojnë arsyet e forta humanitare. Sa i përketë ditëve, Gjykata vendos rast për rastit, nuk është e përcaktuar më rregullore”, tha Çerkini për Reporteri.net.

Rregullorja e Procedurës dhe e Provave para Dhomave të Specializuara parasheh lirimin e përkohshëm edhe në mungesë të ndonjë kërkesë formale (proprio motu).

“Me kërkesë të një të paraburgosuri, ose proprio motu, paneli mund të urdhërojë lirimin e përkohshëm të të paraburgosurit, kur ky lirim përligjet prej arsyeve humanitare bindëse”, thuhet në Rregulloren e Speciales.

Tutje rregullorja përcakton edhe lirimin me kusht në vendet e treta nëse paraprakisht merret pëlqimi i shtetit.

“I paraburgosuri nuk lirohet në shtetin e tretë pa pëlqimin e atij shteti. Paneli dëgjon mendimin e shtetit të tretë në të cilin i paraburgosuri kërkon të lirohet. Vendimi merret sa më shpejt që të jetë e mundshme dhe jo më vonë se tri (3) ditë pas parashtrimit të fundit”, shkruhet në Rregullore.


Specialja mund të caktojë kushte të cilat i gjykon të përshtatshme kurdo që vendos për lirimin e përkoshëm të një të paraburgosuri me synim për të garantuar praninë e tij.

Kujtojmë që deri më tani të drejtën e lirimit të përkoshëm e ka shfrytëzuar Kadri Veseli gjersa vizitonte babait e tij në Mitrovicë, i cili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të pyetur rreth lirimit të përkoshëm të Veselit për varrimin e babait, Specialja nuk dha shumë informacione duke thëne se paneli do të vendosë për kërkesa të tilla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tifogrupi Plisat kanë nisur një peticion me të cilin kërkojnë…