Kadriaj e mbyllë mbledhjen, akuzon deputetët e LV-së për moslejim të debatit

28 korrik 2020 | 14:42

Pas disa përplasjeve verbale në mes të deputetëve të opozitës dhe ministres se Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stubulla, ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme.

Për të mbyllur punimet e komisionit ka vendosur kryetarja e këtij komisioni, Time Kadrijaj, e cila ka thënë se një gjë e tillë është duke u bërë për shkak të reagimeve të deputetëve të Vetëvendosjes.

“Përfundon mbledhja për shkak të pamundësisë së deputetëve të Vetëvendosjes për me bërë debat të mirëfilltë”, ka thënë Kadrijaj.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se një gjë e tillë përbën shkelje.

“Kjo është shkelje, kjo është qasje selektive”, ka thënë deputeti i Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca.

Ndërsa ministrja Meliza Haradinaj ka kërkuar nga deputeti i Vetëvendosjes që të gjitha pyetjet të ia përcjellë me shkrim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, është shëruar nga koronavirusi. Në…