Kadriaj ironizon me LV-në: Pa të rrejtë Albin Kurti nuk po e dishe çka është rrena
14 tetor 2024
| 14:10
Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, e ka quajtur gënjeshtar kryeministrin Kurti.
Ajo në seancën e Kuvendit për ushqim në Kuvend, ka thënë se “pa të rrejt Albin Kurti, s’pe dishe çka është rrena”.
“Sigurisht janë duke hangër ‘plazma’ keksa nëpër zyre se tash kemi mjaft. Në këtë qeveri po degradohen institucionet e sigurisë. Njëjtë siç u degradua Njësia elite e policisë, e tash ushtria. Pa të rrejt Albin Kurti nuk po mujshe me dit çka është rrena”, ka thënë Kadriaj.