Kadriaj: Mazhoranca e ka humbur shumicën parlamentare në Kuvend
07 tetor 2024
| 13:22
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se mazhoranca veçse ka humbur shumicën parlamentare.
Kadriaj ka thënë se pushteti nuk po mund t’i votojë as marrëveshjet ndërkombëtare.
“Po shihet se kjo mazhorancë veçse e ka humbur shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës, sepse kemi dy javë që është mbajtur seanca. Ka një javë që kemi pauzuar. Sot u caktua përsëri që të procedohet në vazhdim me seancën”.
“Po kërkohet ndihma e opozitës për marrëveshjet ndërkombëtare, pasi këta nuk janë në gjendje të sigurojnë as shumicën për të cilën janë mburr”, ka thënë Kadrijaj. /EO