Kadriaj: Pa liberalizim vizash s’ka kuptim të vazhdojë dialogu
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së djeshme është deklaruar rreth kërkesës së partisë së tij, AAK-së, për ta ndërprerë dialogun derisa të jepet një vendim për vizat.
Me këtë rast shefi i ekzekutivit ka bërë të ditur se e respekton këtë kërkesë, por ai ka thënë se pret që të mos ketë nevojë fare për një gjë të tillë.
Ndërkaq teksa ka folur rreth kësaj, deputetja e AAK-së, Time Kadriaj ka thënë se nuk ka kuptim që të vazhdojë dialogu me Serbinë pa u hequr vizat.
“Aleanca e ka parashtruar rezolutën sepse Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe duhet të ketë liberalizim. Nëse nuk kemi liberalizim është e pakuptimtë që të vazhdohet dialogu”, ka deklaruar ajo për “Zërin”.
Sipas saj, në procesin e dialogut duhet të kenë rol të gjitha partitë politike.