Kadriaj: Qysh mbeti puna e fotos së Albin Kurtit në odën e vrasësit të policit në Istog?
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Liburn Aliu, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës të ulë pagat për kabinetin qeveritar, në të kundërtën ai duhet të rrisë pagat e mjekëve dhe mësuesve.
“Ramushi ose duhet t’ia zvogëlojë pagën vetes, kabinetit dhe qeverisë së tij, ose duhet t’ua rrisë pagat edhe mjekëve, mësuesve e të tjerëve”, shkruan Aliu në Facebook.
Por, kësaj thirrje të Aliut i është përgjigjur deputetja e AAK-së, Time Kadriaj.
“Paskan dalë këta ‘ekspertët’ e VV-së, këtë herë Liburn Aliu, të godasin sa më ulët Qeverinë Haradinaj, kur është në momentin kryesor të kthimit të dinjitetit të shtetit. Ky dinjitet po kthehet për herë të parë, por po duket që nuk janë aq të kënaqur këta brenda. Sidoqoftë, VV është më mirë të përgjigjet në një pyetje: Qysh mbeti puna e fotos së Albin Kurtit në odën e vrasësit të policit në Istog? Përgjigjuni njëherë këtu e pastaj flasim për gjithçka!”, shkruan Kadriaj në “Facebook”.