Kadrie Canolli: Vetëm me punë arrihet çdo gjë

11 shkurt 2021 | 16:37

Një nga moderatoret më të suksesshme shqiptare pa dyshim që është edhe Kadrie Canolli.

Ajo u inkuadrua në botën e televizionit 12 vite më parë, duke qenë një femër e dashur dhe e pëlqyer nga publiku shqiptar, shkruan Indeksonline.

Së fundmi ajo u bë pjesë e RTV Dukagjini, duke moderuar në edicionin sportiv.

Në një intervistë të dhënë për Indeksonline, ajo foli më shumë rreth profesionit të saj dhe ka një mesazh për vajzat e reja që kanë synime të mëdha në jetë, por që ëndrrat i lenë pezull.

“Realisht pjesë e televizionit jam qe nga viti 2009, ku paraqitjen e pare e kam pasur show-in  Vip Shpija përkrah Shukit, pastaj kam vazhduar edhe me projekte te tjera televizive. Momentalisht jam pjese e Radio Televizionit Dukagjini, ku e kam gjete një mirëpritje dhe ngrohtësi jashtëzakonisht te madhe nga i gjithë stafi, dhe po ndihem shume mire  dhe rehat. Për vajzat që kanë qëllime në jetë ju them se duhet të punoni, të keni përkushtim maksimal dhe mund të arrini secila me forca te veta, sepse suksesi i denjët vjen vetëm atëherë kur gjerat i bëjmë nga vetja, dhe sukseset e përhershme nuk do te mungojnë asnjëherë!

Sa i përket moderimit në edicionin sportiv ishte diçka që ka ndodhur spontanisht.

“Faktikisht moderimi i edicionit sportiv ka ardh spontanisht, nuk është pse kam qene një adhuruese  e madhe e sportit, po tani qe kam fillu me qenë pjese e tij, e kam marr me seriozitet dhe përkushtim te madhe, edhe çka  është shumë e rëndësishme po me pëlqen shumë. Gazetaria dhe pjesa e moderimit  është pjese e profesionit tim, pastaj kjo pjesë tjetër e modelingut është vetëm një hobi, po kohëve te fundit po cilësohet edhe si profesion, pasi që mundësitë për te kaluar edhe ne tregun ndërkombëtar janë shume me te mëdha dhe profitabile. Natyrisht bukuria është e mjaftueshme për një pjese te suksesit, ndërsa gjitha te tjerat janë energjia, karizmi dhe dashuria ndaj punës, por patjetër duhet pasur edhe shkathtësi qe te vlerësosh dhe te zgjedhësh me mençuri atë qe dëshiron ta arrish ne jetë” tha ajo.

Sa i përket profesionit ajo është përqendruar më shumë tek televizioni, por që do të ketë diçka edhe në fushën e modës.

“ Jam e përqendruar tek televizioni, por ne ndërkohë sigurisht qe do te eksperimentoje edhe diçka rreth fushës se modës, ku faktikisht edhe vetëm se kam filluar me linjën time të parë te veshjeve.”

Viti 2020 ishte i suksesshëm, por edhe e kanë stopuar për projektet që ka pasur ti zhvillojë jashtë Kosovës.

“Viti 2020 ne përgjithësi ka qene një vit i njëjte për te gjithë, tu e pas parasysh situatën me pandeminë Covid- 19. Për mua personalisht ka qene edhe i suksesshëm be disa raste,  por duke stopuar shume projekte qe kane qene te behën jashtë Kosovës, si psh kampanjat e vazhdueshme me brandin Guess ku edhe jam imazh i markës ne fjale. Por jemi mundu bashkërisht me ekipin qe te bëjmë te mundur disa nga to ti realizojmë edhe këtu” tha ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lorenzo Pellegrini mbetet kapiten i Romës. Drejtuesit e klubit bardhekuq…