Kadrijaj – Bajqinovcit: Je veç papagall i qeverisë që kush sen nuk të pyet
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj i është kundërpërgjigjur deklaratës së Bajqinovcit që sot i tha GazetësBlic se deklarata të tilla si të Kadrijajt janë “hajgare”.
Kadrijaj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, Bajqinovcin nuk e pyet askush nga partia e tij për asgjë.
“‘Zdravo Bajqinovci’ paska folë! I gërditshëm dukesh sa herë që flet. Ti lidhje s’ki me send, je veç papagall i qeverisë që kush sen nuk të pyet.’ Zdravo Qeveria’ ka me u përgjigj herët a vonë për gjitha dyshimet e bazuara!”, shkroi Kadrijaj.
Ndryshe, deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci e quajti “hajgare” deklaratën e deputetës së AAK-së ku sot kërkoi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të bëjnë hetim ndaj kryeministrit Kurti, pasi sipas saj, dyshohet se iu shërben agjendave armiqësore.
Bajqinovci në një prononcim për GazetaBlic potencoi se, kryeministri Kurti e shpalli terroriste organizatën e Radojçiqit, që siç thotë ai, AAK-ja e quante mik shtëpie.
“Këta që mik shtëpie e quanin Radojciqin e tash që Kurti ua shpalli terroriste organizatat qe i kontrollonte ai e nuk kanë më vend në Republikën e Kosovës na paskan ardhë me nje ide të tillë”, tha ai.“Kjo është hajgare për besë”, tha Bajqinovci për GazetaBlic.
Kujtojmë se, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se aleatët e Kosovës duhet të iniciojnë hetim të pavarur ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili sipas saj, i shërben agjendave armiqësore.
Kadrijaj ka thënë se me kohë AAK ka ngritur këto dyshime për Kurtin.
“Ka kohë që AAK ka ngritur dyshimin rreth mundësisë që Kurti i shërben agjendave armiqësore. Thirrje publike për aleatët tanë – ShBA-të, që të inicojnë një hetim të pavarur rreth këtyre temave!”, ka shkruar Kadrijaj.
Postimi i plotë i saj:
Ka kohë që AAK ka ngritur dyshimin rreth mundësisë që Kurti i shërben agjendave armiqësore. Thirrje publike për aleatët tanë – ShBA-të, që të inicojnë një hetim të pavarur rreth këtyre temave!A ka Kurti lidhje me mafinë energjetike serbo-ruse? A qëndron fakti që Kurti i anuloi dy projektet kryesore amerikane në Kosovë; ndërtimin e termocentralit të ri dhe projektin e gazsjellësit amerikan, për t’i favorizuar lidhjet e tij përmes Martin Berishajt në Serbi, e deri tek oligarkët rus?
Shpresoj që do hetohet kjo temë më seriozisht, pasi që çdo lëvizje e tij e shton dyshimin që ky është i kapur nga armiqtë e Kosovës.