Kadrijaj: Fluksi i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë në Deçan është në rritje

13 korrik 2021 | 15:35

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka bërë me dije se  fluksi i qytetarëve që janë duke kërkuar ndihmë në Deçan është në rritje.

Duke folur rreth dyshimeve për helmimi e deçanasve, Kadrijaj ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili sipas saj ka ardhur në Deçan me duar ne xhepa.

“Sensibilizimi e mobilizim i punëtorëve shëndetësor për tu admiruar.  Ministri Vitia sot erdhe sa për sy e faqe në Deçan dhe me duar në xhepa. QKMF-ja dhe qytetarët kanë nevojë për ndihmë konkrete me infuzione e barna. Si gjithë qytetarët e Deçanit human të cilët po u dalin në ndihmë me barna e infuzione institucionit shëndetësor. Ju lumtë personelit shëndetësor dhe qytetarëve për këtë mobilizim!”, ka shkruar Kadrijaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj Sami Lushtku, e…