Kadrijaj, Kurtit: A kemi të drejtë ta dimë se çfarë përmban marrëveshja e fshehtë me Vuçiqin?
29 dhjetor 2022
| 13:10
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ka bërë marrëveshje me presidentin serb, Aleksandër Vuçiqi për lirimin e Dejan Pantiqit në arrest shtëpiak.
Ajo ka thënë se Kurti duhet t’u tregojë qytetarëve “pse i amnistoi kriminelët e veriut”.
“Deklarata e përbashkët e Amerikës dhe BE-së e shpërfaq më së miri mashtrimin e Kurtit dhe tentimin për ta fsheh dakordimin me Vuçiqin për lirimin e kriminelëve, si kusht për heqjen e barrikadave. Kryeministër, a kemi ne të drejtë me ditë çka përmban marrëveshja e fshehtë me Vuçiqin?? Tregoju qytetarëve pse i amnistove kriminelët e veriut”, ka shkruar Kadrijaj në “Facebook”.