
Kadrijaj, Kurtit: Falë mërgimtarëve u bëre kryeministër, sot po i quan analfabetë
04 shtator 2022
| 17:17
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e ka quajtur të pandershëm dhe shumë të ulët epitetin analfabetë për mërgimtarët i thënë nga Kryeministri Albin Kurti.
Kadrijaj përmes një shkrimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, u shpreh se Kurti pasi i mashtroi për ta votuar, tani po i ofendon ata.
“Është i pandershëm dhe shumë i ulët epiteti analfabet për mërgimtaret tanë. Pasi i mashtrove deri në përulje tash fillove me i ofendu me epitete qe ata kurrë se kanë meritu. Aq më tepër nga ti, që falë tyre je këtu në këtë pozitë.Liria dhe shteti ynë e kanë emëruesin e përbashkët e ai emërues është populli ynë kudo që jeton dhe vepron”, ka shkruar ajo.