Kadrijaj: LV-ja e LDK-ja nuk po mund ta ndajnë kulaçin
08 janar 2020
| 11:33
Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka komentuar përpjekjet e Lëvizjës Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për mosarritjen e marrëveshjës për formimin e qerverisë.
Postimi i saj:
Kur neve na mungonte një numër për të formuar qeverinë, sulmoheshim e ofendoheshim deri në personale.
Ndërsa sot, pas shumë e shumë takimeve të kota, akoma s’po munden të ndajnë kulaqin.
Pra, kauzë është vetëm pushteti e asesi shteti.
Mashtruesit ndryshe nuk janë.
A do të takoheni prap për ta caktuar takimin e radhës?!