Kadrijaj: Mbështesim parimet e kryeministrit për dialogun në Bruksel
17 shtator 2020
| 17:11
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka deklaruar se Kosova me marrëveshjen e Uashingtonit ka bërë një hapë përpara në procesin e dialogut me Serbinë.
Para deputetëve, ajo ka thënë se ShBA-ja në këtë proces ka konfirmuar edhe njëherë interesin strategjik për paqe, për prosperitet ekonomike dhe stabilitet në rajon.
Ajo ka deklaruar se parimet e dialogut të cilat i ka prezantuar kryeministri Hoti, janë qëndrime që AAK-ja i ka mbështetur dhe do t’i mbështesë deri në fund.
“Parimi numër lidhet me tërësinë territoriale të Kosovës dhe mosdiskutimi i asnjë teme që ndërlidhet me kufirin e përcaktuar me Kushtetutën e Kosovës, ashtu siç është e paraparë në pika kufitare. Ne qëndrojmë të paluhatshëm në këtë temë”, ka deklaruar Kadrijaj.