Kadrijaj: Mos mashtro Albin, kurrë më keq se tani nuk i kemi pasë raportet me ShBA-të

20 gusht 2024 | 20:12

“Marrëdhëniet me ShBA-në, më të fuqishme se kurrë”, tha kryeministri Kurti gjatë ditës së djeshme, deklaratë kjo që për deputeten e AAK-së, Time Kadrijaj, nuk qëndron.

Kadrijaj thotë se kjo nuk është hera e parë që Qeveria bën deklarata të tillë, derisa demantohen nga zyrtarët amerikanë.

“Edhe herë tjera kanë deklaruar kështu, derisa janë demantuar nga zyrtarë amerikanë, e edhe nga vet ambasadori amerikan”, thotë Kadrijaj.

Sipas Kadrijajt, raportet me ShBA-të nuk kanë qenë asnjëherë më keq, teksa bën thirrje që Kurti të mos mashtroj.

“Asnjëherë si kemi pas raportet më keq me aleatët tanë, se në këtë Qeveri. Andaj, deklarimeve të tillë, s’iu beson më askush. Mos mashtro Albin”, tha Kadrijaj për GazetaBlic.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, përmes llogarisë së vet në…