Kadrijaj: Qëllimisht e përsërisin kandidimin e Haxhiut, kaq vota i kanë edhe për qeveri

27 prill 2025 | 11:03

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, pas dështimit të vazhdimit të sotëm të seancës konstituive, tha se për të zhbllokuar këtë situatë është e nevojshme që të përfshihet edhe presidentja Vjosa Osmani, në mënyrë që kjo çështje të mos shkojë në pafundësi, raporton Ekonomia Online.

“57 votat e famshme po përsëriten. Kaq vota i ka edhe për qeveri. Me kandidaten po do ta bllokojë. Këta qëllimshëm po e bëjnë me kandidaten. Duke e parë që Haxhiu nuk i ka votat po e përsërisin me qëllim të bllokimit të konstituimit të Kryesisë së Kuvendit që të mos kalojmë në fazën e dytë që është zgjedhja e qeverisë. Duhet të ndërhyjë edhe presidentja në bazë të përgjegjësive ligjore që ka, që të mos shkoj kjo në pafundësi”, tha Kadrijaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, deputeti, Fatmir Limaj, ka thënë se…