Kadrijaj: Qeveria nuk u ka blerë ushtarëve të FSK-së as uniforma e as pajisje sportive
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, para deputetëve në kuvend ka folur në lidhje me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ajo ka thënë se në FSK mungojnë derivatet dhe ushtarët edhe kur shkojnë të stërviten, duhet të gjejnë ndonjë alternativë për udhëtim.
“Ditë më parë u raportua se në FSK mungojnë derivatet dhe që Ushtarët e Kosovës udhëtojnë ose me taksi ose me autobusë, gjë që nuk është e drejtë dhe se ata edhe kur duhet të shkojnë të stërviten, duhet të gjejnë ndonjë alternativë për shkak se ministria nuk u ka siguruar derivate”, ka thënë ajo.
Më tutje, Kadrijaj ka thënë se kjo qeveri nuk ka blerë as uniforma e as pajisje sportive për ushtarët.
“Kjo qeveri as nuk ka blerë uniforma për ushtarë, por as nuk ka blerë as pajisje sportive dhe secili ushtar i Kosovës duhet ta ketë çantën individuale”, ka deklaruar deputetja e AAK-së.