Kadrijaj, qeverisë Kurti: Keni vjedhë e keni sakatuar

02 dhjetor 2024 | 13:29

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka “treguar përralla” gjatë prezantimit të qeverisjes katër-vjeçare të tij.

Ajo ka akuzuar qeverinë për skandale të shumta.

“Kryeministri na tregoi përralla, jemi ngi përralla kryeministër, u dashtë sot me dalë këtu me tregu çka ke bo konkretisht. Një kryeministër me fol edhe për shëndetësi, edhe për arsim, edhe për infrastrukturë tu i pasur ministrat këtu. Atëherë po del që ti ministrat i ki të paaftë se po duhet me raportuar ti për ministra, d.m.th barrën e krejt qeverisë e ke marrë ti”.

“Pse se zbardhët rastin për 4 vjet, plus 1 vit e gjysmë. Përkundrazi i keni zhdukë, i keni vjedhë mostrat, e keni ndjekë IML-në. Sot ushtarët po hajnë bukë e pashtetë, policia e ushtarët nuk kanë uniforma. Ti i ke degraduar secilin nivel të kësaj qeverisje. Keni vjedhë edhe në subvencione e në rezerva shtetërore. Keni vjedhë e keni sakatuar. S’jeni kon në gjendje një rrugë me bo”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orët e para të mëngjesit të së hënës, në…