Kadrijaj, Vitisë dhe Haxhiut: Turpi do të mbetet te ju

04 maj 2020 | 09:15

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas ngjarjes tragjike të të riut në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Ajo ka kërkuar që ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, të flasin për rastin. Ajo shtoi se dje ka kërkuar nga Prokuroria të nisin hetimet dhe sot Prokuroria këto hetime vetëm duhet t’i zgjerojë.

Lexoni reagimin e saj të plotë:

Sot u shua jeta e të riut nga Gjilani A.M.! Familjes së të ndjerit ngushëllimet më të sinqerta. Dje kam kërkuar nga Prokuroria të nisin me hetimet dhe sot Prokuroria këto hetime vetëm duhet t’i zgjeron. Nuk ma lejon pijeteti dhe edukata ta politizoj një tragjedi për poena politikë. Por të çohen të flasin sonte Arben Vitia e Albulena Haxhiu? Kush do të jep dorëheqje pas kësaj tragjedie?

Kosova sonte humbi jetën dhe ëndërrat e një të riu për shkak të keqmenaxhimit!

Turpi do të mbetet tek ju.

Hetuesia duhet të ndriçojë rastin në detaje!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infermieri Fitim Havolli, i cili punon në Klinikën Infektive të…