Kadriu: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
26 shkurt 2018
| 08:16
Reshjet e fundit të borës kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në komunikacion.
Megjithatë zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka bërë me dije se të gjitha rrugët në vendin tonë janë të kalueshme.
Ai në një deklaratë për “RTK” ka theksuar se kompanitë për pastrimin e borës kanë qenë në shërbim gjatë natës, për heqjen e borës dhe hedhjen e kripës.