Kadyrovi: Arroganca e Prigozhinit është e rrezikshme
Një aleat prej kohësh i presidentit rus Vladimit Putin ka kritikuar arrogancën e liderit të rebelimit Yevgeny Prigozhin, duke thënë se kjo mund të çojë në “pasoja të rrezikshme”.
Pas tërheqjes së liderit të Wagnerit, udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov pohoi gjithashtu se Prigozhin kishte vepruar nga “zemërimi” për një zinxhir marrëveshjesh biznesi të pasuksesshme, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Kadyrov, udhëheqësi i republikës jugore ruse, tha se më herët kishte këshilluar edhe liderin e grupit Wagner që të linte mënjanë çështjet e tij.
“Kam biseduar me Prigozhinin, duke i kërkuar që të lërë ambiciet e tij të biznesit dhe të mos i përziejë me çështje me rëndësi kombëtare. Mendova se më dëgjoi, por më rezulton se ky zemërim tek ai vetëm sa është rritur gjatë gjithë kësaj kohe”.
Kadyrov u bëri thirrje të gjithë mercenarëve që të jenë “të matur” në vendimet e tyre përndryshe, sipas tij, kjo mund të çojë në “rezultate katastrofike”, paralajmëroi ai.