Kafe nga roboti
26 dhjetor 2018
| 11:16
Ka shumë vende ku mund të pish kafe në San Francisko, por një kafene ofron ekspres dhe kapuçino të bëra nga një robot. Korrespondentja e “Zërit të Amerikës” Michelle Quinn ndaloi për të parë nëse një robot mund të bëjë vërtet një kafe të mirë.
Ky është Robin, një robot barista, që mund të bëjë një ose pesë kapuçino për pak minuta.