Kafe për qejfi!
21 maj 2023
| 18:07
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, sot është parë në një fotografi duke pirë kafe në njërin nga lokalet në Prishtinë me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
“Epoka e re” ka pyetur Shahinin se cila ishte arsyeja e ketij takimi, dhe përgjigjja e tij ishte e shkurtër:
“Pas përfundimit të një jave të sukses’shme pimë nga një kafe për qejfi”.
AKB-ja, që udhëhiqet nga Shahini, ka përkrahjen e ShBA-së që nga themelimi i saj.